RTSH 24 Live

Botë

FBI kontroll në shtëpinë e ish-presidentit në Mar-a-Lago! Trump: Kohë të errëta për kombin

09/08/2022

FBI kontroll në shtëpinë e ish-presidentit në Mar-a-Lago! Trump: Kohë të errëta për kombin

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë me dije se FBI ka kontrolluar pronën e tij në Mar-a-Lago. Teksa dha detaje nga operacioni i FBI, Trump tha se asgjë e tillë nuk i ka ndodhur më parë një presidenti të SHBA-ve.

Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, pasi shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, bastisje dhe pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së”, tha Trump.

Sipas CNN, operacioni i FBI vjen pasi Departamenti i Drejtësisë ka hetuar zbulimin e kutive të të dhënave që përmbajnë informacion të klasifikuar që u dërguan në Mar-a-Lago pas përfundimit të presidencës së Trump.

Ndërkohë, një hetim i veçantë lidhur me përpjekjet e aleatëve të Trump për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA është intensifikuar gjithashtu në Uashington.

/rtsh.al/