Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka shtyrë mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për masa disiplinore ndaj prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho.
Mbledhja do të mbahet më 27 shkurt në orën 10:00. Kjo pas kërkesës së prokurorit për t’u përfaqësuar me një avokat, e cila u paraqit në formë shkresore nga Llahoja vetë.
Në shkresën e tij, Llahoja ka theksuar se ILD-ja nuk i ka vënë në dispozicion të gjitha materialet që ai ka kërkuar, një pretendim që u hodh poshtë nga inspektorja e ILD-së, Daniela Sulaj.
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkon dy masa ndëshkimore ndaj kryeprokurorit të Sarandës.
Gjatë inspektimit, ILD-ja ka konstatuar shkelje serioze, ku Llahoja ka favorizuar edhe vjehrrin e tij. Ndërsa masa e parë e kërkuar ka qenë ulje e pagës me 40 për qind, kurse masa e dytë që kërkohet pas shkeljes tjetër të konstatuar është ajo e largimit nga drejtimi i institucionit.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/