RTSH 24 Live

Aktualitet

Fabrikë moderne e përpunimit të ujit, teknologjia gjermane Kornes në ujin “Selita”

24/06/2021

Fabrikë moderne e përpunimit të ujit, teknologjia gjermane Kornes në ujin “Selita”

Gjigandi botëror gjerman,Krones ka instaluar teknologjinë e tij në fabrikën e përpunimit të ujit "Selita“, në Qafë-Mollë të Tiranës. Kryeministri Edi Rama inspektoi fabrikën, në të cilën janë investuar mbi 20 milion dollarë, kryesisht për filtrimin e dedikuar të ujit.
 Investimi me një vlerë rreth 20 milion Dollarë, është një linjë krejtësisht moderne e liderit botëror gjerman, Krones. Teknologjia e re ka rritur jo vetëm kapacitetet, por mbi të gjitha cilësinë e ujit.
Kapaciteti i fabrikës është rreth 400 mijë shishe në ditë, 1/3 e të cilave janë me ambalazhim qelq. Pjesa më e rëndësishme e investimit është filtrimi, i cili është i dedikuar për burimin e ujit “Selita”.