Spanja ka përmbysur Francën në 2-1 pas pësimit të golit të parë në fillimin e lojës. Megjithëse “Gjelat” kaluan në avantazh me anë të R. Kolo Muani në minutën e 9, francezët nuk arritën të ruajnë epërsinë.
Baraspesha do të vendosej nga 16-vjeçari Lamin Yamal, që me anë të një goditjeje nga jashtë zonës shtangu portierin francez, Mike Maignan. Me këtë gol, Yamal bëhet golashënuesi më i ri që shënon në historitë e Kampionatit Europian dhe atij Botëror.
Por spanjollët nuk u mjaftuan me barazimin duke kërkuar golin e dytë dhe e arrijnë me anë të Dani Olmos në minutën e 25, teksa fillimisht u cilësua si autogol nga mbrojtësi francez Jules Koundé, por më pas UEFA korrigjoi gabimin duke ia akorduar lojtarit spanjoll.
Në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian që po luhet në Munih, në atë që është cilësuar si një tjetër finale e parakohshme e turneut pas asaj me Gjermaninë, ku Franca po kërkon me ngulm barazimin e ndeshjes.
Fituesi i gjysmëfinales do të luajë me Anglinë ose Holandën të cilat do të ndeshen mbrëmjen e nesërme ndërsa finalja e madhe e Euro 2024 do të zhvillohet ditën e diel më 14 korrik në Berlin.
/rtsh.al/