RTSH 24 Live

Euro 2024

Euro 2024-Plotësohet raundi i 1/16-ve, datat dhe oraret. Nis me Zvicër-Itali dhe Gjermani-Danimarkë

26/06/2024

Euro 2024-Plotësohet raundi i 1/16-ve, datat dhe oraret. Nis me Zvicër-Itali dhe Gjermani-Danimarkë

Raundi i 16-ve i EURO 2024 është kompletuar i gjithi pas ndeshjeve të ditës së sotme në orën 18:00 dhe 21:00, ku u kualifikuan Rumania, Belgjika, Sllovenia, Turqia, Portugalia dhe Gjeorgjia e cila ishte edhe befasia e ndeshjeve në grupe pasi mundën luzitanët 2 me 0 teksa vinte në këtë Europian si debutuese.

Përplasjet në raudin e 1/16 do të nisin me ndeshjet e Zvicrës kundër Italisë dhe Gjermaninë kundër Danimarkës të shtunën më 29 qershor.

Tetë ndeshjet do të zhvillohen në katër net, duke përfunduar me Austrinë kundër Turqisë të martën më 2 korrik.

Ndeshjet e raundit të 16-të të UEFA EURO 2024

Të gjitha datat dhe oraret:

E shtunë 29 qershor

Zvicra – Itali (Berlin, ora 18:00)

Gjermani – Danimarkë (Dortmund, ora 21:00)

E diel 30 qershor

Angli – Sllovaki (Gelsenkirchen, ora 18:00)

Spanja – Gjeorgjia (Këln, ora 21:00)

E hënë 1 korrik

Francë – Belgjikë (Düsseldorf, ora 18:00)

Portugali – Slloveni (Frankfurt, ora 21:00)

E martë 2 korrik

Rumania – Holandë (Mynih, ora 18:00)

Austria – Turqia (Leipzig, ora 21:00)

/rtsh.al/