RTSH 24 Live

Ekonomi

ERE vendos nesër nëse do rrisë çmimin e energjisë për furrat e bukës që janë dhe pastiçeri

01/04/2024

ERE vendos nesër nëse do rrisë çmimin e energjisë për furrat e bukës që janë dhe pastiçeri

Furrat e bukës në vend nuk do ta blejnë energjinë me çmim të unifikuar 7.6 lekë kilovat/orë, nëse funksionojnë edhe si pastiçeri apo kanë bar-kafe.

Çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 1.9 lekë kilovati për ato furra që prodhojnë edhe produkte pastiçerie, dhe do rritet me 4.4 lekë kilovatit për furrat-pastiçeri që funksionojnë edhe si bar-kafe. Çmimi aktual prej 7.6 lekësh kilovati do të jetë në fuqi për ato furra që prodhojnë vetëm bukë.

Ky është propozimi i bërë nga Furnizuesit të Shërbimit Universal dhe që do të shqyrtohet në mbledhjen e datës 2 prill nga Entit Rregullator të Energjisë, që pritet të marrë vendimin final, nëse do t’i miratojë ose jo. Këto fasha e reja të çmimit të energjisë u ranë dakord edhe me Shoqatën e Furrave të Bukës në vend.

Aktualisht në vend operojnë 2600 furra buke dhe konsumi vjetor i energjinë arrin në 66 milionë kilovat, duke u kthyer në një nga konsumatorët më të mëdhenj në vend. Deri në miratimin e çmimeve nga Enti Rregullator i Energjisë, çmimi për të gjitha furrat do të jetë 7.6 lekë për kilovat.

Gazetare: Amela Kocerri

/rtsh.al/