RTSH 24 Live

Botë

Erdogan: Fitues i vetëm i këtyre zgjedhjeve është Turqia

28/05/2023

Erdogan: Fitues i vetëm i këtyre zgjedhjeve është Turqia

Duke folur në lagjen Uskudar të Stambollit, pas fitores së zgjedhjeve presidenciale presidenti turk ka deklaruar se Turqia është e vetmja fituese e këtyre zgjedhjeve.

Erdogan ka deklaruar se me këtë fitore është hapur dera e “shekullit të Turqisë” duke shtuar se rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar edhe një herë se askush nuk mund të lakmojë pushtetin për të dalë mbi interesat e vendit.

Presidenti tha gjithashtu se opozita kryesore Partia Popullore Republikane (CHP) do t’i kërkojë llogari Kiliçdaroglu për rezultatin e tyre humbës, duke shtuar se numri i vendeve të opozitës në Parlament është ulur në krahasim me sondazhet e mëparshme, transmeton Al Jazeera.

Erdogan arriti të fitojë me 54.6% të votave, ndërsa Kilicdaroglu ka marrë vetëm 45.53% të tyre.

/rtsh.al/