RTSH 24 Live

Rajon

Erdoan në Greqi, nënshkruan marrëveshjen e Athinës

07/12/2023

Erdoan në Greqi, nënshkruan marrëveshjen e Athinës

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan ishte sot në Athinë, ku me kryeministrin Mitsotakis ka nënshkruar Deklaratën e Athinës  ku u zotuan për marrëdhënie të mira dhe miqësore mes dy vendeve fqinjë.

Greqia dhe Turqia ranë dakord këtë të enjte të promovojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, të mbajnë hapur kanalet e komunikimit dhe të bashkëpunojnë për çështje si kultura dhe ekonomia.  Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan vizitoi Athinën ku së bashku me kryeministri Kiriakos Mitsotkais nënshkruan Deklaratën e Athinës për marrëdhënie të mirë dhe miqësore dhe një marrëveshje për të punuar mbi çështje që kanë shkaktuar tensione, veçanërisht në detin Egje. Gjatë një konference për shtyp, Mitsotakis tha se ishte i angazhuar për bashkëpunim dhe sheshim të tensioneve.

 “Është jashtëzakonisht domethënëse që muajt e fundit, dy vendet kanë përparuar në një rrugëtim të qetë.  Greqia dhe Turqia duhet të jetojnë në paqe, të shprehin ndasitë mes tyre, të cilat dihen, t’i diskutojnë ato me sinqeritet dhe të kërkojnë vazhdimisht zgjidhje. Edhe nëse ato nuk sheshohen, nuk duhet të krijojnë tensione dhe kriza.”

Presidenti  turk foli për nevojën për të vijuar dialogun konstrukti për çështje që ndajnë dy vendet.

Duam ta kthejmë Egjeun në një det paqeje dhe bashkëpunimi. Si Turqi dhe Greqi duam t’i japim shembull të gjithë botës me hapat e përbashkët që do të ndërmarrim. E them haptas se nuk ka asnjë problem mes nesh që nuk mund të zgjidhet, mjaft që të ecim me mirëbesim dhe të mos përfundojmë si ata që kalojnë detin dhe mbyten në lum.

Erdoan gjithashtu bëri thirrje që të përmirësohej situate e minoritetit turk, siç u shpreh ai, të Trakës Perëndimore. Për këtë, Mitsotkasi u përgjigj se ky minoritet njihej zyrtarisht si mysliman, sipas Trajtatit Lozanës. 

/RTSH/