Një ditë para takimit të planifikuar me kryeministrin grek, Kiriakos Micotakis (Kyriakos Mitsotakis), Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan) ka ulur tensionet në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në një intervistë në kanalin amerikan PBS, Erdoan tha se Greqia dhe Turqia kanë një miqësi të vjetër.
“Me Greqinë kemi miqësi prej dekadash. Ne nuk jemi armiq. Ne kurrë nuk kemi luftuar në kampe të kundërta”, tha ndër të tjera Presidenti turk.
Erdoan dhe Micotakis pritet të takohen në samitin e OKB-së, që organizohet nesër (20 shtator) në Nju Jork./ CNN.gr
/rtsh.al/