RTSH 24 Live

Politikë

Energjia elektrike/ Rama: Me ardhjen e verës, do duhet të hapim diskutimin e fashës

25/05/2023

Energjia elektrike/ Rama: Me ardhjen e verës, do duhet të hapim diskutimin e fashës

Në muajt e verës qeveria do të diskutojë sërish rritjen e fashës për energjinë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël. Deklarata u bë nga Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, teksa po fliste për rëndësinë e rritjes së pagave në Shqipëri.

Rama u shpreh se ndonëse çmimi i energjisë elektrike ka rënë në tregun ndërkombëtar, sërish nuk është kthyer në pikën fillestare.

Por sipas kreut të qeverisë, gjatë muajve të verës konsumi i energjisë do të rritet përsëri dhe qeveria do duhet të hapë sërish diskutimin për vendosjen e fashës.

Në faturën e energjisë elektrike për të gjitha familjet, biznesin e vogël të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël, paguan sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi i energjisë ne tregun ndërkombëtar por s’është kthyer ku ishte. Me ardhjen e verës, konsumi do rritet përsëri dhe ne do duhet të hapim diskutimin e fashës. Sot jemi në kushtet që paguajmë një sasi të madhe parash”, tha Rama.

Më tej ai paraqiti synimin e qeverisë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro në prillin e 2024-ës.

/rtsh.al/