RTSH 24 Live

Kronika

Emisioni “Përballë” në RTSH1-HD, Basha : Sinqeriteti, pika ime më e fortë

06/04/2021

Emisioni “Përballë” në RTSH1-HD, Basha : Sinqeriteti, pika ime më e fortë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se pika më e fortë e tij si politikan është sinqeriteti. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin “Përballë”, kryedemokrati tha: 

"Qasja ime ndaj politikës prej ditës së parë që është sinqeriteti, ndershmëria dmth të të shoh në sy dhe të them atë që mendoj. Unë kam qënë gjithmonë i drejtëpërdrejt, nuk jam tkurrur kurrë që të marr përgjegjësit edhe për ato që kam arritur. Kurrë nuk jam dhënë pas cirkut, pas zhurmës për të fshehur apo për t'i bërë bisht përgjegjësive. As kur kam pasur përgjegjësit e drejtimit dhe as kur kam pasur përgjegjësit e opozitës. Kam qënë dhe mbetem i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë me qytetarët. Fati më ka pajisur me një formim perëndimor në kuptimin e profesionit por edhe të kulturës politike."- tha Basha në “Përballë”.