RTSH 24 Live

Televizion

Emërohet bordi i ri artistik i RTSH

29/06/2021

Emërohet bordi i ri artistik i RTSH

Nga dita e martë Radio Televizioni Shqiptar ka Bordin e tij të ri artistik. Ky është një ndër vendimet më të rëndësishme të mara së fundmi, dhe që synon të rrisë cilësinë e programeve dhe transmetimeve të transmetuesit publik shqiptar në nivelet e kërkuara nga publiku. 
Bordi Artistik i RTSH ka si objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin, vlerësimin dhe miratimin nga pikepamja artistike të projekteve filmike, të projekteve artistike dhe të blerjës së të drejtave.
E për këtë qëllim, edhe përberja e Bordit duhet te reflektoje pikerisht kete synim, vlerat me te larta artistike. 
Me vendim të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTSH zotit Martin Leka, të martën u bë emërimi i 5 personaliteteve të njohura të jetës publike në vend që gëzojnë reputacion të lartë në fushat e tyre. Në bordin e ri aritiskt janë emëruar zoti Stefan Gajo, një kineast i njohur, drejtor fotografie ne shume prodhime artistike me një kontribut të madh në dekada. Po ashtu nje tjeter emerim ishte zonja Driada Dervishi, regjisore mjaft e njohur dhe qe po korr sukses ne te gjitha skenat e vendit me shfaqjet e fundit, duke risjelle teatrin e munguar serish per publikun pas ketij viti te veshtire te pandemise. Zoti Josif Papagjoni, kritik i njour i artit, letersise, zoti Oleg Arapi, muzikant, dirigjent dhe nje nder personalitetet e Orkestres se RTSH-se dhe Zoti Lorenc Vangjeli, gazetar, publicist jane emrat qe plotesojne peseshen e Bordit te ri Artisitik te Radio Televizionit. 
Emërimi i anëtareve te rinj te bordit artistik ploteson perpjekjet e Radio Televizionit Shqiptar per te rritur performancen e programeve te tij per publikun dhe ambicjet per rritjen e audiences se teleshikuesve duke shtuar gamen e programeve te saj televizive qe sjellin larmishmeri dhe cilesi te larte artistike, programative dhe edukuese, duke i sherbyer misionit qe ka media me e madhe publike ne Shqiperi.