RTSH 24 Live

Teknologji

Elon Mask paralajmëron ndryshime në platformën X

31/08/2023

Elon Mask paralajmëron ndryshime në platformën X

Elon Mask (Musk) ka njoftur ndryshime në platformën X, dikur Twitter.

Sic ai bën me dije përmes një postimi në X, telefonatat dhe video-telefonatat së shpejti do të jenë të disponueshme në X .

Konkretisht, Mask njofton se këto veçori do të jenë të disponueshme në sistemet iOS, Android, Mac dhe PC . Në të njëjtën kohë, ai bëri të ditur se nuk do të kishte nevojë për një numër telefoni.

Mask ka sjellë detaje për ndryshimet por pa përcaktuar kohën se kur do të vihen në funksion.

Ndryshimet në Platformën X vijnë pasi biznesi i saj i reklamave ka rënë. Që kur Mask mori drejtimin e Twitter tetorin e kaluar, reklamuesit nuk i kanë trajtuar me dashamirësi pushimet masive që ai ka bërë.

/rtsh.al/