RTSH 24 Live

Sociale

Elbasan, më shumë të rinj te psikologu. Shkak, marrëdhëniet në familje dhe rrjetet sociale

20/10/2024

Elbasan, më shumë të rinj te psikologu. Shkak, marrëdhëniet në familje dhe rrjetet sociale

Vërehet se të rinjtë janë më të sensibilizuar ndaj vizitave pranë shërbimit të  psikologut, duke u ndjerë më të sigurt dhe për të marrë një mjekim, kjo më së shumti vërehet nga shërbimin psikologjik pranë ambienteve të shkollave.

Shumica e tyre vuajnë nga ankthi dhe probleme të çrregullimit emocional, shkak mbetet mos arritja e performancës së dëshiruar, në shkollë apo diku tjetër.

Është shumë e rëndësishme të diagnostikojmë në kohë problematikat. Raste pa fund ka patur të rinj që kanë probleme me performancën akademike, presioni që vjen nga shkolla, nga prindi mbase që duan një fëmijë perfekt”, tha psikologia Sonila Jahupashi.

Një tjetër shkak kryesor mbetet dhe marrëdhënia në familje. Nxënës të arsimit të mesëm dhe 9-vjeçar shprehin shqetësime të ndryshme sentimentale për shkak të dhunës në familje, ku shërbimi psikosocial pranë ambienteve të shkollave ka dhënë rezultate të kënaqshme ku shumë nxënës kanë marrë një terapi të shëndetshme.

Të rinjtë janë të mbyllur në vetvete, nuk dëshirojnë të dalin, edhe me shoqërinë flasin në telefon apo rrjete sociale dhe nuk e kanë më këtë kontaktin fizik të shëndetshëm të të dalit në natyrë në një piknik apo një aktivitet fizik që është shumë i rëndësishëm”, theksoi psikologia.

Shumica e të rinjve që vuajnë nga ankthi dhe probleme të gjendjes së rënduar vijnë si pasojë e rrjeteve sociale dhe mungesës së aktivitetit sportiv.

/RTSH/