RTSH 24 Live

Ekonomi

Elbasan, gjithnjë e më shumë turistë ditorë

14/06/2023

Elbasan, gjithnjë e më shumë turistë ditorë

Kalaja fushore në zemër të qytetit, ngjall më së shumti interesin e grupeve të turistëve të huaj që e kanë Elbasanin një ndalesë tranzit gjatë qëndrimit në Shqipëri. Bazilika e Bezistanit po ashtu tërheq vëmendje. Një pjesë e turistëve e vizitojnë qytetin për herë të parë, ndërsa disa të tjerë rikthehen për të disatën herë. 

“Është hera ime e parë që vij në Shqipëri dhe padyshim që do vi përsëri sepse njerëzit janë miqësor na kanë mirëpritur dhe kjo është një  gjë e mirë.Por më e rendësishme është  që ne kemi mësuar diçka nga Shqipëria që historia këtu është shumë e rëndësishme. Nuk mund të them ende asgjë për  ushqimin sepse 2 ditë  kemi që kemi ardhur dhe hotelet kanë ushqime standarte dhe europiane” thotë një turist.

“Kjo nuk është  hera ime e parë që  vizitoj Elbasanin, më shumë se 5 herë e kam vizituar. Elbasani është  një qytet i këndshëm , me shumë më pelqen kalaja dhe restorantet që janë brenda saj. Është mire nuk ka shume njerez është qytet i gjelbëruar ndaj  më pelqen. Sot ishim vetem brenda ne kala por më herët kam vizituar dhe pjese te tjera te qytetit dhe me pelqeu shumë”, thotë një vizitor në Elbasan.

Jo vetëm të huajt, por dhe vendasit shprehin konsideratë për Elbasanin. Nxënësit e shkollave të organizuar jane ndalur për vizitë në qytetin në qendër të Shqipërisë.

Sektori i turizmit në Bashkinë e Elbasanit flet për një rritje të numrit të vizitorëve, por gjithmonë mbetet në kuadrin e turizmit ditor. Krahas turizmit historik e kulturore Elbasani si qark ka potenciale të mëdha në turizmin e natyrës që gjithashtu  mbetet i zhfrytëzuar pak.

 

/ rtsh /