RTSH 24 Live

Ekonomi

Tregtimi i bimëve medicinale, prodhimi i ulët rrit çmimin

8 orë para

Tregtimi i bimëve medicinale, prodhimi i ulët rrit çmimin

Sasia më e ulët e prodhuar me bimë medicinale këtë vit, ka bërë që çmimi i tregtimit të tyre të pësojë rritje.

Fermeri Gjergji Çibuku thotë se në Qarkun Korçë këtë vit është prodhuar më tepër dëllinjë e zezë, mollë e egër, qumështore e rrënjë qumështore si dhe mëllagë e bardhë të cilat shkojnë për tregun europian.

“Këtë vit është kultivuar shumë pak. Çmimet janë rritur pasi sasia e prodhimit nuk ishte ajo që pritej”, tha Çibuku.

Grumbulluesit dhe tregtuesit e këtyre bimëve ju këshillojnë fermerëve të rinj që t’i dedikohen këti sektori pasi tregu i shitjes është i garantuar dhe të ardhurat që sigurohen janë mëse të kënaqshme.

Bimët mjekësore të kultivuara në Qarkun Korçë eksportohen të papërpunuara, ndërsa mund të përdoren në industrinë ushqimore për çajra bimorë, në përgatitjet ushqimore të ndryshme, në formën e erëzave për gatim, si ekstrakte për vajra esenciale, apo në industrinë e pijeve, produkteve të shëndetësisë, kozmetikës dhe parfumeve.

/rtsh.al/