RTSH 24 Live

Kulturë

Ekspozita “Rrugëtimi ynë”, artistët e Qendrës Kulturore për Fëmijë prezantojnë punimet

10/06/2023

Ekspozita “Rrugëtimi ynë”, artistët e Qendrës Kulturore për Fëmijë prezantojnë punimet

Artistët e vegjël të talentuar të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, në përmbylljen e rrugëtimit të tyre artistik, kanë derdhur imagjinatën e tyre në penelata,  të cilat i kanë paraqitur në ekspozitën me temë “Rrugëtimi ynë”.

Pas një pune kolosale që bëhet me këta fëmijë përgjatë një viti, nga mësuesit e Qendrës Kulturore, tani ata po marrin frytet e punës së tyre, duke marrë edhe certifikata e diploma për punimet e tyre artistike

2 nga vajzat pjesëmarrëse në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës, i cili u realizua përgjatë një jave në Bitola të Maqedonisë, mundën të merrnin edhe medalje, duke u vlerësuar me çmimin e Artë. Pjesëmarrës në konkurs ishin 25 shtete dhe Shqipëria u vlerësua në 10 shtetet më të mira të kolonisë.

Vajzat shprehen se këto çmime i motivojnë ato që në të ardhmen të punojnë më fort për të realizuar ëndrrën e tyre, e cila është Arkitektura.

Gazetare: Ornela Ceka

/RTSH/