RTSH 24 Live

Kuzhinë

Ekspertët vlerësojnë përfitimet shëndetësore të hurdhës

17/01/2023

Ekspertët vlerësojnë përfitimet shëndetësore të hurdhës

Hudhra është efektive në rritjen e funksionit imunitar, ajo përmban alicinë e cila mund të mbrojë kundër sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Ajo ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe kjo mund të jetë e dobishme për njerëzit me diabet të tipit 2 .

Hudhra përmban vitamina dhe minerale që kanë veti medicinale. Është një burim i madh i vitaminës B6 , vitaminës C , manganit, selenit dhe mineraleve të tjera si kalciumi, kaliumi, hekuri dhe bakri.

Hudhra mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe niveleve të kolesterolit. Ajo mund t'i bëjë që trombocitet mos të ngjiten në muret e arterieve. Ky veprim zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër pasi vepron si një antikoagulant.

Ekziston një përbërës sic është squfuri në hudhër, i cili mund të pengojë qelizat kancerogjene dhe të bllokojë tumoret. Ky veprim bëhet duke ngadalësuar replikimin e ADN-së dhe proliferimin e qelizave tumorale. Hudhra është përdorur për një periudhë të gjatë kohore për të luftuar infeksionet kundër baktereve dhe viruseve.

/rtsh.al/