Mbetjet e ushqimit janë gjithnjë e më shumë në vëmendjen e njerëzve. Fatkeqësisht, është bërë një zakon për të blerë më shumë ushqim sesa kemi nevojë, lëmë frutat dhe perimet të prishen dhe mbetjet i hedhim. Shumë prej nesh u rritën duke menduar se disa pjesë të ushqimeve janë të pangrënshme dhe duhet t'i hedhim në kosh.
Lëkura e shalqirit – Mbase nuk e dini që lëkura e shalqirit ka disa lëndë ushqyese dhe aminoacid citruline, i cili mund të përmirësojë qarkullimin dhe të rrisë shëndetin e zemrës dhe madje edhe libidon. Me lëkurën e tij mund të përgatitni salca të ndryshme, smoothi etj.
Kërcelli i brokolit - Kërcelli i brokolit i cili shpesh nuk konsumohet përmban një antioksidant fitokimik që thuhet se ka veti anti-inflamatore, mbron qelizat nga dëmtimi i ADN-së dhe pengon formimin e enëve të gjakut të tumorit. Një mënyrë e mirë për ti konsumuar është t'i prisni në feta ose t'i grini dhe t'i bëni sallatë apo mund ti gatuani edhe me avull, mund ti bëni supë etj.
Lëkura e kivit - Kush e dinte që lëkura e kivit ishte e ngrënshme? Ajo përmban shume vitamine C dhe fibra. Nëse nuk mund të konsumoni ashtu mund të provoni të shtoni një kivi të tërë në një smoothie.
Kockat e pulës - Kockat e mbetura nga pula janë fantastike kur bëni një lëng të pasur me vitamina dhe ushqyes të tjerë.
Lëkura e limonit - Lëvoret e limonit në fakt ofrojnë përfitime të mëdha ushqyese, duke përfshirë fibra dhe vitaminë C, si dhe vitamina dhe minerale të tjera thelbësore. Lëkura e limonit mund te përdoret për të përgatitur salca të ndryshme gjithashtu mund të balancojë dhe përmirësojë disa shije.
Gjethet e selinos - Ndonjëherë gjethet e selinosë hiqen para se të dalin në shitje por kjo është e gabuar sepse ato janë të pasura janë me magnez, kalcium dhe vitaminë C. Përdorini ato në sallata, si pjesë e lëngut të perimeve ose si garniturë.
Lëng turshi – Lëngu i turshive të mbaruara mund të përdoret në fakt për të marinuar gjëra të tjera. Ai gjithashtu shton një shije të këndshme për salcat dhe përgatitjet e sallatave të ndryshme.
/rtsh.al/