RTSH 24 Live

Kuriozitete

Eklipsi diellor “unaza e zjarrit” nesër shfaqet në qiell

10/06/2021

Eklipsi diellor “unaza e zjarrit” nesër shfaqet në qiell

Hëna do ta bllokojë pjesërisht diellin këtë të enjte për të krijuar eklipsin diellor “unaza e zjarrit”. Disa njerëz në Hemisferën Veriore do të jenë në gjendje të shohin një nga dy eklipset diellore këtë vit, më 10 qershor. Një eklips diellor ndodh kur Hëna kalon mes Diellit dhe Tokës, që bllokon një pjesë të rrezeve të Diellit, shkruan CNN.

Gjatë kësaj rruge, Hëna do të duket më e vogël se Dielli duke i lënë më shumë hapësirë këtij të fundit për të lëshuar dritë përreth. Kjo quhet “unaza e zjarrit”.