RTSH 24 Live

Aktualitet

E-Transporti, bileta elektronike dhe 3 linja të shpejta për Tiranën

04/05/2024

E-Transporti, bileta elektronike dhe 3 linja të shpejta për Tiranën

I ftuar në studion e RTSh 24, kryetari i shoqatës së transportit, Dashnor Memaj foli për transportin qytetas dhe ndërqytetës. Gjithashtu ai tha se shumë shpejt do të jenë gati edhe biletat elektronike të fiskalizuara si dhe 3 linjat e shpejta në Tiranë.

Ka shumë element të cilat duhet të përmirësohen dhe të ndërthuren me njëra tjetrën siç janë koristë e dedikuara, tabelat elektronike, komoditeti i autobusëve, cilësia më e mirë e shërbimit, pikat informuese për qytetarët me të gjithë këto komponent bashkë sigurisht që duhet të përmirësojmë cilësinë e transportit që të jetë eficent edhe për qytetarët vendas por edhe për turistët”, tha Kryetari i shoqatës se transportit, Dashnor Memaj.

I pyetur nga gazetarja Albana Agolli se çfarë do të ndodh me biletat elektronike, Memaj u shpreh se janë drejt fazës së fundit për të vënë në përdorim biletat elektronike të fiskalizuara. Gjithashtu për qytetarët do të jetë më e thjeshtë për të zgjedhur një vend duke e zgjedhur me telefon destinacionin madje edhe datën që dëshirojnë të udhëtojnë.

Shumë thjeshtë të gjithë mund të shohin nga telefoni linjat, oraret dhe stacionet më të afërta, janë edhe për linjat ndërqytetëse të cilat do të digjitalizohen. Jemi ne fazën e fundit për të përfunduar biletën elektronike të fiskalizuar e cila e përmbyll këtë cikël dhe në aspektin e strukturuar për qytetarët dhe të huajt zgjidhja për të ikur në një destinacion është shumë e lehtë sepse për të shkuar në një vend nuk është e nevojshme të shkosh në terminal por nëpërmjet telefonit mund të zgjedhësh numrin e linjës, destinacionin pa qenë nevoja të jesh fizikisht atje duke përzgjedhur edhe datën.

Operatori i Kamzës prej 2-3 vitesh ka vënë në zbatim që çdo qytetar mund të logohet në kohë reale ku është dhe përmes stacionit duke u loguar përmes barkodit që është i afishuar në çdo autobus. Investim privat i operatorit është edhe lancimi zanor ku autobusi tregon stacionin ku është dhe atë pasardhës si në shqip ashtu dhe në anglisht”, u shpreh Dashnor Memaj .

Për sa i përket e linjave kryesore të shpejta të transportit në Tiranë, kryetari i shoqatës së transportit, Dashnor Memaj tha se shpreson të vihen në shërbim sa më shpejt por gjithashtu nevojiten autobusë më të mire për të pasur shërbimin e dëshiruara.

Janë 3 linja kryesore dhe shpresojmë që të vihet në zbatim sa më shpejtë sepse është hapi i pari dhe duhet të kuptojmë se si funksionojnë linjat e shpejta të cilat kanë autobusë më të mirë, kohë më të shpejtë për të ikur nga pikënisja dhe qytetarët nuk do të marrin më makinën e tyre”, tha Memaj.

/rtsh.al/