Ura në fshatin Mafsheq në Malësinë e Krujës është rikonstruktuar plotësisht, duke krijuar lehtësira në lëvizjen e banorëve. Prej disa vitesh kësaj ure i kishin mbetur disa elemente metalike, ndaj përbente rrezik serioz për banorët e zonës.
Me investim kryesor nga bashkia Krujës, Ministria e Mbrojtjes realizoi rikonstruksionin e plotë të saj. Me këtë investim lëvizja e banoreve në 3 fshatra kryhet lirshëm, ndërkohë mirëmbahet me punonjës të bashkisë Krujë.
Vlera e investimit llogaritet në 3 milion lekë të reja nga keto 2 milion nga bashkia Krujë.
/rtsh/