Një person është qëlluar me thikë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.6 në një nga rrugicat pranë zonës së stadiumit, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm i cili ka agravuar deri në përdorimin e thikës.
Mësohet se i plagosuri rreth 60 vjeç me iniciale V.P. është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori me iniciale R.Ll. rreth 45 vjeç u arrestua.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
/rtsh.al/