RTSH 24 Live

Politikë

Drafti për Asociacionin, Rama: Ata që shajnë pa ditur gjë, kanë frikë se humbasin armikun, i cili është mundur që në ‘99  

09/06/2023

Drafti për Asociacionin, Rama: Ata që shajnë pa ditur gjë, kanë frikë se humbasin armikun, i cili është mundur që në ‘99  

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar, në lidhje me kritikat që po bëhen në adresë të tij, lidhur me projekt-statutin për Asociacionin e Kosovës, që ai ka dorëzuar në Paris dhe Berlin.  

Sipas Ramës, ata që shajnë dhe akuzojnë, pa ditur se çfarë përmban projekt-statuti i ASM-së, më shumë e bëjnë nga frika se mos humbasin armikun, në kohë që armiku është mundur.

“Ata që shajnë dhe akuzojnë pa ditur asgjë për projekt-statutin e ASM-së kanë frikë nga një gjë: se mund të humbasin armikun që u krijon kushte ekzistenciale për të folur dhe vepruar sikur janë ende në një luftë që përfundoi në '99 kur armiku është mundur.”- shkruan Rama në Twitter.

/rtsh.al/