RTSH 24 Live

Serbi

Dorëheqja e Vuçeviç, Vuçiç: Në ditët në vijim vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

29/01/2025

Dorëheqja e Vuçeviç, Vuçiç: Në ditët në vijim vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç la lënë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme pasi kryeministri, Millosh Vuçeviç dha dorëheqjen.

Në një fjalim, Vuçiç tha se në dhjetë ditët e ardhshme do të vendoset nëse do të mbahen zgjedhje apo do të formohet një qeveri e re ndërsa theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në vend.

"Serbia do të ruajë paqen. Vetëm pas dhjetë ditësh, kur t'ju them nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të zgjedhim qeverinë e re, atëherë do të jem i gatshëm të flas për kandidatët për mandat, më vonë kryeministri, natyrisht”, tha Vuçiç në fjalimin e tij para qytetarëve pas seancës së jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, e cila u mbajt pasi Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i kryeministrit.

Kryeministri Milos Vuceviç dha dorëheqjen pasi ,mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë u ngritën në protesta, duke kërkuar përgjegjësi për shembjen e çatisë në një stacion hekurudhor në qytetin e Novi Sadit në nëntor, i cili vrau 15 njerëz dhe shkaktoi demonstrata muajsh.

Dorëheqja e tij ka destabilizuar qeverinë e Vuçiçit dhe ka shtyrë opozitën të bëjë thirrje për formimin e një qeverie të përkohshme.

/rtsh.al/