RTSH 24 Live

Politikë

Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit, Nikolla: Kuvendi shtyllë e sistemit demokratik

30/06/2022

Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit, Nikolla: Kuvendi shtyllë e sistemit demokratik

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit ka deklaruar se Kuvendi është i angazhuar në reformat demokratizuese dhe integruese. 30 qershori, sipas Nikollës, bashkon 272 parlamente dhe rreth 46 mijë parlamentarë në 193 shtete për fuqizimin e demokracisë liberale.

 “Kjo ditë bashkon 272 parlamente (193 Dhoma Deputetësh, 79 Senate) dhe rreth 46 mijë parlamentarë në 193 shtete anembanë globit, në qëllimin e përbashkët për të fuqizuar demokracinë liberale dhe sistemet përfaqësuse.

Kuvendi i Shqipërisë është anëtar aktiv i Unionit Parlamentar Ndërkombëtar dhe forumeve parlamentare ndërkombëtare. Kuvendi është i angazhuar në reformat demokratizuese dhe integruese, udhëheq e legjitimon procesin e integrimit evropian dhe partneritetin me aleatët evro-atlantikë.

Në fillimet e shekullit të dytë të parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi, si një shtyllë e sistemit demokratik, konsolidon traditën për avancimin e reformave, mbrojtjen e interesit kombëtar e publik, rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën parlamentare e publike, transparencën, diplomacinë parlamentare dhe kontributin për sigurinë e paqen”, tha Nikolla.

/rtsh.al/