RTSH 24 Live

Sociale

Dita Ndërkombëtare e PAK, Koçiu: 3,500 persona të punësuar

03/12/2024

Dita Ndërkombëtare e PAK, Koçiu: 3,500 persona të punësuar

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka bërë me dije se 3,500 persona me aftësi të kufizuar kanë marrë shërbime punësimi.

Ministrja shtoi se, gjatë 2024-ës, 525 persona me aftësi të kufizuar janë përfshirë në programe punësimi dhe formimi profesional.

3,500 persona me aftësi të kufizuar kanë marrë shërbime punësimi, ku vetëm për këtë vit 525 prej tyre janë përfshirë në programe punësimi dhe formimi profesional në bashkëpunim me AKPA.

30 shërbime të dedikuara mbështesin 9,269 individë, ndërsa përmes Fondit Social janë krijuar 73 shërbime të reja që kanë ndihmuar dhe mbështetur 33,000 individë në nevojë. Tipologji e aksesueshme dhe shumë e vlerësuar është Shërbimi Lëvizës për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në banesë, i cili aktualisht funksionon në 13 zona dhe mbështet 4,202 përfitues me ndihmën e ekipeve profesioniste të punonjësve socialë, fizioterapistëve, logopedëve dhe psikologëve”, deklaroi ministrja, ndërsa garantoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbetet e përkushtuar për të fuqizuar çdo individ dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe përfshirëse, ku secili të ketë mundësinë të zhvillojë potencialin e tij.

/rtsh.al/