RTSH 24 Live

Teknologji

Dita e Grave në Shkencë, rasti i suksesit të shkencëtares Lisiena Hysenaj

11/02/2024

Dita e Grave në Shkencë, rasti i suksesit të shkencëtares Lisiena Hysenaj

Çdo 11 shkurt që nga 2013-ta, Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë shënon një datë që Kombet e Bashkuara e kanë zgjedhur për të promovuar qasjen e barabartë të grave në fushat si shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu, veçoi të dielën Lisiena Hysenajn si një rast suksesi dhe shkencëtare të mirëfilltë, e cila karrierën e saj po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prof. Hysenaj është diplomuar në Qendrën Lumini të Imunologjisë në Marsejë, Francë. Ajo është bashkautore e tri publikimeve që zbulojnë lidhjen midis proteinës Omp25 në membranën e jashtme të bakterit të brucelozës dhe proteinën njerëzore SLAMF1, për të kuptuar infeksionet kronike. Studimet pasdoktorale Prof. Hysenaj i ndoqi në Universitetin e Kalifornisë në San-Francisko.

"Sot ajo është pjesë e shkencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po kontribuon, bashkë me kolegët e saj, në shpëtimit të jetëve të njerëzve kudo në botë.

Lisiena është një shembull suksesi, një krah i fortë për çdo grua dhe vajzë që dëshiron të ndjekë hapat e saj," shkroi ministrja Koçiu.

/rtsh.al/