RTSH 24 Live

Art

Disa nga muzetë më të veçantë në botë

18/01/2023

Disa nga muzetë më të veçantë në botë

Bota është një vend i pasur me art dhe kudo mund të gjesh muzeume që tregojnë historinë e qytetit dhe banorëve të tij. Ajo që është më e vështirë për t'u gjetur janë muzetë veçantë, të cilët tregojnë një histori unike në llojin e vet. Këta muze do t'ju bëjnë të zbuloni një anë të papritur dhe argëtuese të secilit prej këtyre qyteteve!

Muzeu i Marrëdhënieve të Thyera

Ky muze i veçantë sociologjik ndodhet në Zagreb, Kroaci dhe i kushtohet historive të përfunduara të dashurisë. Lindja e muzeut është pasojë e një projekti të parë, një ekspozitë udhëtuese të objekteve të dhuruara, e cila më pas gjeti vendndodhjen e saj të përhershme në qytetin e sipërm të Zagrebit. Këto sende personale, të shoqëruara me një përshkrim të shkurtër, ende i dhurohen muzeut nga ish-çiftet. Muzeu ka marrë edhe njohje zyrtare në vitin 2011 dhe iu dha çmimi Kenneth Hudson si muzeu më inovativ në Evropë.

Muzeu i Kanalizimeve të Parisit

Muzeu i kushtohet sistemit të ujërave të zeza të Parisit i përbërë nga një galeri prej 500 metra e gjatë, muzeu ndodhet në një pikë konvergjence të punimeve të ujërave të zeza dhe shpesh përmbytet, kjo është arsyeja pse kur ndodh kjo muzeu detyrohet të mbyllet. Një nga qëllimet e muzeut është të ofrojë edukim mbi menaxhimin e mbetjeve.

Muzeu Ndërkombëtar i UFO-ve

Muzeu Ndërkombëtar i UFO-ve dhe Qendra Kërkimore ndodhet në Roswell, New Mexico, Shtetet e Bashkuara. Muzeu u krijua për të informuar publikun për atë që është bërë i njohur si "Incidenti Roswell", incidenti që ndodhi në vitin 1947, në lidhje me rikuperimin e mbeturinave nga një balonë ushtarake që u rrëzua në New Mexico.

Muzeu i Artit të Shëmtuar (MOBA)

MOBA, e vendosur në Massachusetts, në Somerville, është një muze privat që synon "të festojë mundin e artistëve, puna e të cilëve nuk do të vlerësohet në asnjë tribunë tjetër". Koleksioni i tij i përhershëm përfshin 500 "vepra arti shumë të shëmtuara". Punimet, që do të ekspozohen në Moba, duhet të jenë origjinale, duhet të jenë prodhuar për qëllime serioze dhe duhet të kenë defekte të rëndësishme që i bëjnë ato argëtuese.

Muzeu Shin-Yokohama Rāmen

Muzeu, një "food court", u hap në vitin 1994 dhe ndodhet në rrethin Shin-Yokohama të Kōhoku-ku, Yokohama, Japoni. Protagonist i muzeut është supa japoneze ramen me petë. Food court është një përfaqësim i Tokios në vitin 1958, viti në të cilin u shpikën petët e çastit. Brenda mund të gjeni degë restorantesh të famshme në ramen.

/rtsh.al/