Një dietë "e ngjashme me dietën Keto" me pak karbohidrate dhe me yndyrë të lartë mund të lidhet me nivele të larta të kolesterolit "të keq" dhe të dyfishojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare si bllokimi i arterieve, sulmet në zemër dhe goditjet në tru, sipas një studimi të ri.
Studiuesit përcaktuan një dietë me pak karbohidrate dhe me yndyrë të lartë si 45% e totalit të kalorive ditore që vijnë nga yndyrat dhe 25% që vijnë nga karbohidratet.
Studimi u prezantua në sesionin vjetor shkencor të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë së bashku me Kongresin Botëror të Kardiologjisë.
Shumica e ekspertëve të shëndetit thonë se dieta "Keto" , e cila ndalon karbohidratet për ta bërë trupin tuaj të djegë dhjamin, eliminon ushqimin e shëndetshëm si frutat, fasulet, bishtajore dhe drithërat.
Dieta Keto, kufizon marrjen e karbohidrateve në 20% deri në 50% në ditë, ku një banane ose mollë mesatare ka rreth 27% karbohidrate sasia e plotë e ditës.
Kolesteroli i lartë, rrit rrezikun për sulm në zemër ose ngjarje të tjera të pafavorshme kardiovaskulare.
Dieta Keto ka ekzistuar që nga vitet 1920, kur një mjek e gjeti atë si një mënyrë për të kontrolluar krizat te fëmijët me epilepsi, të cilët nuk iu përgjigjën metodave të tjera të trajtimit.
Dietat me pak karbohidrate si dieta Keto mbështeten shumë në yndyrna. Të paktën 70% e kësaj diete do të përbëhet nga yndyra me rreth 90%.
Ndërkohë mund të merrni yndyrat e shëndetshme të pangopura si avokado, tofu, arrat, farat dhe vaji i ullirit, dieta gjithashtu lejon yndyrna të ngopura si gjalpë dhe vaj kokosi, si dhe qumësht me yndyrë të plotë, djathë dhe majonezë.
Ngrënia e shumë ushqimeve të pasura me yndyra të ngopura rrit prodhimin e kolesterolit LDL, i cili mund të grumbullohet brenda arterieve dhe të kufizojë rrjedhën e gjakut në zemër dhe tru.
/rtsh.al/