Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim në New York me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe të Ndërtimit të paqes, Rosemary DiCarlo.
Sikurse ka bërë me dije Lajçak me anë të një postimi në rrjetin social X, në fokus të takimit mes tyre ka qenë dialogu Prishtinë-Beograd dhe zhvillimet në rajon.
“Folëm për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet rajonale dhe dialogun”, shkroi Lajçak në X.
/rtsh.al/