RTSH 24 Live

Sociale

Dhuna në familje, gjatë vitit të kaluar në gjykatën e Fierit u referuan 275 raste

23/01/2023

Dhuna në familje, gjatë vitit të kaluar në gjykatën e Fierit u referuan 275 raste

Sipas statistikave të Gjykatës së rrethit Gjyqësor në Fier, vetëm për vitin 2022 janë gati 275 raste të dhunës në familje ku mbi 100 prej tyre kanë marrë edhe urdhër mbrojtje. Sipas avokatëve që kanë ndjekur çështjet gjyqësore me subjekt dhunën në familje, fenomeni në fjalë ka marrë përmasa të frikshme.

Sipas avokatit, Rudin Bircaj ndër arsyet kryesore janë vështirësitë ekonomike, çështjet e pronës, por edhe përdorimi i alkolit.

Avokati, Ardian Abazi thotë se strukturat në nivel qendror e lokal duhet të ndërhynë për të zbutur fenomentin. Sipas avokatëve situata vështirësohet edhe si pasojë e mungesës së një qendre sociale.