RTSH 24 Live

Politikë

Dhuna ndaj Petraq Milos nga policia malazeze/ Reagon Dritan Abazoviç: Nuk është respektuar radha

22/02/2023

Dhuna ndaj Petraq Milos nga policia malazeze/ Reagon Dritan Abazoviç: Nuk është respektuar radha

Pas daljes së pamjeve të reja të dhunës së ushtruar ndaj zytarit të Partisë së Lirisë, Petraq Milo nga forcat malazeze në kufirin e këtij vendi, ka reaguar edhe vetë kryeministri Dritan Abazoviç.

Sipas kreut të qeverisë malazeze, masat ndaj punonjësve të policisë janë marrë që nga momenti kur ka dalë videoja.

Megjithatë, ai shprehet se Petraq Milo nuk ka respektuar rregullat dhe radhën në doganën e Muriqanit.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç sot në një prononcim për mediat në gjuhën malazeze.

 

Dhuna ndaj ish-këshilltarit të Metës, Komiteti i Helsinkit kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm malazez, Filip Axhiq

Komiteti malazez i Helsinkit ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia malazeze ndaj sekretarit për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, profesor Petraq Milo në pikën kufitare Sukobin-Muriqan. Teksa e ka konsideruar si të turpshme dhe të papranueshme dhunën e ushtruar, Komiteti i Helsinkit i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë, shkarkimin e ministrit Filip Axhiq. Sipas Komitetit malazez të Helsinkit “Përgjegjësia e ministrit Filip Axhiq është e pashmangshme”.

“Është veçanërisht tronditëse fakti që një polic malazez ka goditur fytyrën e një shtetasi shqiptar, i cili ishte ulur në vendin e tij, i vendosur në rripin e sigurimit, pa asnjë arsye dhe arsye. CHO beson se është fakt absolutisht i papranueshëm dhe i turpshëm që kryesia e MPB-së ende nuk e ka vendosur përgjegjësinë e kësaj dhe policëve të tjerë të pranishëm, si dhe eprorëve të tyre”, thuhet në njoftimin e ZKSH, citon Podjeba.

Profesor Petraq Milo teksa po priste në radhë me automjet me familjen e tij, për të kaluar kufirin  me Shqipërinë më 15 janar, është dhunuar nga policia malazeze, video e cila u bë publike nga mediat malazeze.

Policia e Malit të Zi bëri me dije se ka nisur hetimet, ndërsa sqaronte se të gjithë efektivët që kanë qenë të pranishëm në ngjaje janë identifikuar dhe po punon për vënien përpara përgjegjësisë së autorëve. Lidhur me ngjarjen nuk ka patur asnjë reagim nga autoritetet shqiptare dhe nga Partia e Lirisë. I vetmi reagim ka ardhur nga Kryebashkiaku i Ulqinit, Omer Bajraktari, i cili me një postim në rrjetin social Facebook, kërkoi dënimin e sjelljes çnjerëzore të pjesëtarëve të Policisë Kufitare në vendkalimin e përbashkët me Republikën e Shqipërisë.

/rtsh.al/