RTSH 24 Live

Politikë

Deputeti i PD, Flamur Noka: Kuvendi do të mblidhet

25/10/2021

Deputeti i PD, Flamur Noka: Kuvendi do të mblidhet

Deputeti i PD, Flamur Noka, ka bërë të ditur se në mbeldhjen e grupit të PD-së, e ka marrë vëmendjen Sali Berisha. Ai tha se Lulzim Basha nuk mund të bëjë sikur gjërat në parti po ecin normalisht, pasi, sipas tij, "aktualisht PD-ja është futur në një krizë të thellë". Zoti Ndoka tha se i ka bërë të qartë Bashës se "Kuvendi Kombëtar do të mblidhet".

"Ajo që ndodhi në mbledhje ishte tendenca për të vazhduar te diskutimet e rutinës, ndërkohë që PD është në krizë të thellë. Bashës iu kërkua nga Alizoti që të kuptohet se kjo parti është në krizë të thellë dhe se ka nevojë për zgjidhje dhe që nuk duhet fshehur. Berisha ka bërë me dije që shumë shpejt do të shpallim datën e Kuvendit. Bashës iu bë me dije që Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar për statutin dhe për t'i dhënë një zgjidhje. Kuvendiu nuk është as i Bashës dhe as i Nokës", tha Noka.