RTSH 24 Live

Botë

Dënohet ministri në Singapor, pranoi dhurata me vlerë mbi 400 mijë dollarë

03/10/2024

Dënohet ministri në Singapor, pranoi dhurata me vlerë mbi 400 mijë dollarë

Subramaniam Iswaran, një ministër i lartë i kabinetit qeveritar në Singapor u dënua me 12 muaj burg në një gjyq të profilit të lartë që ka tërhequr të gjithë vëmendjen e vendit të pasur aziatik. 62-vjeçari u shpall fajtor për marrjen e dhuratave me vlerë mbi 400 mijë dollarë, ndërsa ishte në poste publike, ndërsa akuzohet edhe për pengim të drejtësisë.

Dhuratat e marra përfshinin bileta për Çmimin e Madh të Formula 1, por edhe një udhëtim në një avion privat. Gjykata e Lartë e Singaporit theksoi se krimet e ish-ministrit të transportit ishin abuzim me pushtetin dhe lëkundnin besimin e qytetarëve në institucionet publike.

Iswaran është figura e parë politike e Singaporit që gjykohet nga një gjykatë në gati 50 vjet. Ish-ministri do të nisë vuajtjen e dënimit më 7 tetor dhe do të qëndrojë në të njëjtin burg ku mbahen të dënuarit me vdekje të Singaporit.

/RTSH/