Kabulli nënujor i telekomunikacionit me gjatësi prej 1170 kilometrash që lidh Gjermaninë me Finlandën është dëmtuar, çka ka bërë që autoritetet e dy vendeve të nisin një hetim për incidentin. Këputja e kabullit me fibra optike vjen në një kohë tensionesh të përshkallëzuara me Rusinë.
“Siguria jonë evropiane, jo vetëm që kërcënohet nga kërcënimi i luftës së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, por gjithashtu nga lufta hibride ndërmarrë nga aktorë dashakeqës”, u shprehën ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Finlandës në një deklaratë të përbashkët.
Të dielën që lamë pas Suedia raportoi se kabulli që mundësonte lidhjen e internetit mes saj dhe Lituanisë kishte humbur sinjal. Incidentet erdhën në një kohë që Suedia dhe Finlanda, të cilat u bënë pjesë e NATO-s pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, kanë filluar të udhëzojnë qytetarët e tyre se sit ë mbijetojnë në rast lufte.
Miliona qytetarë të dy vendeve nordike do të pajisjen me broshura udhëzimesh se sit ë përgatiten në rast konfliktesh ushtarake, ndërprerjes komunikimesh dhe mungese të furnizimit me energji elektrike. Dëmtimi i dy kabllove ndodhi në detin Balltik, aty ku prokurorët gjermanë ende po hetojnë dëmtimin në vitin 2022 të gazsjellësve Nordstream mes Rusisë dhe Gjermanisë.
/RTSH/