RTSH 24 Live

Aktualitet

Deklarim i rremë i pasurisë, 1 vit burg ish-gjyqtarit 

24/01/2024

Deklarim i rremë i pasurisë, 1 vit burg ish-gjyqtarit 

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor për veprën penale të fshehjes së pasurisë ish-gjyqtarin e Kolegjit Penal të Apelimit, Ardjan Hajdari.

Togat e zeza komunikuan të mërkurën vendimin, në të cilin bëhet me dije se ish-gjyqtari është dënuar me 1 vit burg, që do të konvertohet në 2 vite shërbim prove. 

Hajdari u kallëzua penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”. 

Ndërkohë që të mërkurën, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësorë, togat e zeza komunikuan vendimin duke e shpallur fajtor për fshehje të pasurisë, teksa u pushua akuza që lidhet me  “falsifikim të dokumenteve”.

/ rtsh.al /