RTSH 24 Live

Politikë

Debat i ashpër mes dy demokratëve Sula dhe Çollaku, Braçe ironizon: Dhunë mbi çdo deputet, edhe të partisë së tyre

10/11/2023

Debat i ashpër mes dy demokratëve Sula dhe Çollaku, Braçe ironizon: Dhunë mbi çdo deputet, edhe të partisë së tyre

Deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme.

Çollaku dhe Sula kane shpërthyer në ofendime ndaj njëri-tjetrit. Deputeti i cili mbështet Lulzim Bashën i drejtohet me cilësimet “langaraq, servil”, ndërsa Sula e cilëson kolegun si “mashtrues”.

Kreshnik Çollaku ka paralajmëruar kolegun e tij se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij pasi pretendon se ky i fundit e ka cenuar fizikisht.

Është dashur edhe ndërhyrja e një prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës.

Ironizon Braçe: Revolucioni nuk e paska pushim

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar pas sherrit që ndodhi vetëm pak minuta më parë mes deputetëve demokrate Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku jashtë sallës së komisionit për Çështjet Evropiane.

Braçe u shpreh në rrjetet sociale me ironi se “revolucioni nuk e paska pushim sot” dhe se “po çintegron komisionin e integrimit”.

Dhunë tërësisht fizike, një për një, mbi çdo deputet, përfshi edhe deputetët e partisë së tyre,” shkroi Braçe më tej në reagimin e tij. Deputeti socialist vijoi duke i cilësuar demokratët si “milici fashiste”.

Sherri me deputetin Sula në Kryesinë e Kuvendit/ “Bëri gjest të ulët”, Çollaku nuk përjashton kallëzimin penal: Avokatët po vlerësojnë rastin

Deputeti Kreshnik Çollaku ka deklaruar për mediat pas sherrit me kolegun Dashnor Sula se ajo që ndodhi ishte një incident i turpshëm. Deputeti ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e një kallëzimi të kolegut Sula në SPAK lidhur me atë që ndodhi.

 “Sqaroj opinionin publik lidhur me incidentin e turpshëm që ndodhi sot. Kam 30 vjet i angazhuar në politikë. Nuk flas për veten, por mbase sot është dita. Ja një prej studentëve të dhjetorit ’90. Jam themelues i PD-së dhe një prej drejtuesve të forumeve rinore që mes armëve organizonim rezistencë në kushte kur jeta nuk ishte e sigurt.

/rtsh.al/