RTSH 24 Live

Aktualitet

Dashamir Tahiri paraqitet në SPAK si person "në dijeni": Nuk ka lidhje me mua

24 orë para

Dashamir Tahiri paraqitet në SPAK si person "në dijeni": Nuk ka lidhje me mua

Ish-deputeti Dashamir Tahiri u paraqit të mërkurën (20 nëntor) në SPAK.

Ish-ligjvënësi, i cili humbi mandatin e deputetit në vitin 2016 për thyerje të ligjit kundër dekriminalizimit, tha se informoi prokurorët vetëm si person "në dijeni".

“Nuk ka lidhje me mua, është një hetim pasuror për dikë që është pjesë e drejtësisë së re. Isha si person në dijeni. S’kam pasur asnjë marrëdhënie. Marrëdhënie ka pasur një firmë që kisha unë, ka blerë dikur pa qenë dhe në atë punë. Bëhet fjalë për para 2005,” deklaroi z. Tahiri pas daljes nga SPAK.

Tahiri përfaqësoi Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet për herë të parë në vitin 2009.

Pas dy mandatesh si deputet, Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi t'ia heqë privilegjet për shkak se nuk kishte deklaruar të vërtetën për vepra penale në të kaluarën e tij, një vendim me burg në Itali në vitin 2009 për përdorimin e një patente të falsifikuar.

/rtsh.al/