RTSH 24 Live

Coronavirus

Covid në Shqipëri/ 10 viktima, 441 të infektuar në 24 orët e fundit

15/10/2021

Covid në Shqipëri/ 10 viktima, 441 të infektuar në 24 orët e fundit

10 persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar në 2 807 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se mes viktimave ishte edhe një 21 vjeçar nga Fieri.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve"

Numri i të infektuarve ka pësur ulje të lehtë Ministria njofton se nga 3572 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 441 qytetarë.

"Rastet janë regjistruar në këto bashki: 200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Rroskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd"

Janë 6,365 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. 

Të shëruar

Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        441
Të shëruar në 24 orë      628
Të shtruar në spitale       146
Humbje jete në 24 orë    10
Testime ditore                3,572

Testime totale              1,253,624
Raste pozitive                177,108
Raste të shëruara           167,936
Raste Aktive                     6,365
Humbje jete                     2,807

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            2,993
Durrës            778
Fier                 664
Shkodër         497
Elbasan          258
Lezhë              205
Gjirokastër      204
Berat              196
Vlorë              195
Korçë             148
Kukës             139
Dibër              88