RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-i godet sërish, humb jetën një 67 vjeçar

18/03/2023

COVID-i godet sërish, humb jetën një 67 vjeçar

Epidemia e COVID-19 godet sërish. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi të shtunën  se një qytetar 67 vjeç, nga Saranda kish humbur jetën.

Në 24 orët e fundit janë kryer 303 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 6 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë. Humbjet e jetës janë në shifrat e 3,601 qytetarëve. 

 

/ rtsh.al /