RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 28 raste të reja infeksioni

20/05/2022

COVID/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 28 raste të reja infeksioni

28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vend, ndërsa fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 14 në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Patos, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Tepelenë, Korçë.

Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,066 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (20 Maj 2022)

Raste të reja ditore          28

Të shëruar në 24 orë       66

Të shtruar në spitale         4

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 703

Testime totale               1,821,469

Raste pozitive                  275,802

Raste të shëruara             272,066

Raste Aktive                         239

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            141

Fier                  26

Korçë               16

Vlorë               14

Gjirokastër      12

Shkodër           12

Elbasan            6

Lezhë              5

Berat                3

Durrës             2

Dibër                2

 

/rtsh.al/