RTSH 24 Live

Sociale

Covid-19/ MSHMS: 5 të infektuar, asnjë humbje jete, 9 të shëruar në 24 orët e fundit

05/12/2022

Covid-19/ MSHMS: 5 të infektuar, asnjë humbje jete, 9 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale bëri të ditur të dhënat më të fundit, lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit për shtyp, janë kryer 78 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

MSHMS i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 78 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në Bashkitë: 2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Poliçan. Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,554 që nga fillimi i epidemisë.”- thuhet në njoftimin për shtyp të MSHMS.

Statistika ( 5 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 78

Testime totale 2,010,684
Raste pozitive 332,299
Raste të shëruara 328,554
Raste Aktive 151
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 111
Gjirokastër 12
Fier 5
Berat. 5
Vlorë 5
Shkodër 3

Lezhë. 3
Durrës. 3
Elbasan. 2
Korçë. 2

/rtsh.al/