RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës jep të dhënat: Asnjë humbje jete në 24-orët e fundit, 13 të infektuar

27/04/2022

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës jep të dhënat: Asnjë humbje jete në 24-orët e fundit, 13 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije se në 24-orët e fundit nuk ka patur asnjë humbje jete si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë, nga 882 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa janë shëruar 23 qytetarë.

Ministria po ashtu, njofton se gjatë 24-orëve të fundit janë dhënë 250 doza të vaksinave anti Covid.

Njoftimi i Ministrisë:

27 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.825.708 doza të vaksinës.

 ℹ Deri më sot 821.889 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 ℹ Deri më sot janë dhënë 101.327 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 ℹ Nga 822 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

 ℹ Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454.

 ℹ Në total numri i rasteve aktive është 412.

/rtsh.al/