RTSH 24 Live

Sociale

Covid 19, Kuli: Jo mbyllje shkollave për situatën !

11/01/2022

Covid 19, Kuli: Jo mbyllje shkollave për situatën !

Rreth 3,5% e nxënësve në rang vendi munguan për shkaqe të ndryshme javën që kaloi në shkolla ku peshën kryesore e zunë infektimet nga COVID. Kjo situatë ka nxitur diskutimet ne grupin e eksprtërve të komitetit Teknik për thellimin e masave, por ajo çfarë ka prevaluar më shumë ka qënë dëmet në formimin arsimor dhe intelektual të tyre se sa ato shëndetësore të cilat për momentin nuk konsiderohen akute
Kuli thotë se zgjidhja u dha për karantinime të segmentuara sipas grupeve dhe klasave të infektuara.
Infektimet në moshat shkollore nuk kanë ndikuar në shtrimet spitalore. Të vegjlit e shtruar në pediatrinë e QSUT janë foshnje dhe kryesisht të formave të mesme.
Fëmijët e moshave shkollore sipas Kulit zakonisht hospitalizohen për problem shëndetësore post-covid . Ulja e infeksionit covid në moshat shkollore po mbahet në monitorim të përtshëm nga eksprtët dhe vlerësimi është dinamik.