RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19, 564 të infektuar, humb jetën 81-vjeçari nga Tirana

13/08/2022

COVID-19, 564 të infektuar, humb jetën 81-vjeçari nga Tirana

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 564 qytetarë ndërsa ka humbur jetën i moshuari 81-vjeç nga Tirana.

Janë 3,204 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Ndërkohë në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 232 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,571 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

/rtsh.al/