RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid/ 1 viktimë, 11 të infektuar në 24 orët e fundit

11/06/2021

Covid/ 1 viktimë, 11 të infektuar në 24 orët e fundit

Pas disa ditësh pa asnjë viktimë, ministria e Shëndetësis raporton se gjatë 24 orëve të fundit një qytetar me covid-19 nuk e ka fituar dot betejën me virusin.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes."

Gjithsesi, situata epidemiologjike mbetet nën kontroll, me numër të ulët infeksionesh ditore. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë."

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.