RTSH 24 Live

Kronika

Çmontohet rrjeti kriminal që vepronte nga SHBA, në BE, 50 të arrestuar

12/07/2021

Çmontohet rrjeti kriminal që vepronte nga SHBA, në BE, 50 të arrestuar

Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë spanjolle goditën një grup të trafikut të emigranteve që kishte bazën në Spanjë. Hetimet kishin nisur që në 2019, ndërsa në pranga përfunduan 50 trafikantë, të cilët përmes falsifikimit të dokumentacionit kishin ndihmuar mbi 400 persona nga Ballkani Perëndimor të shkonin drejt Britanisë së Madhe e SHBA-së. Emigrantët janë identifikuar në aeroporte dhe 1.000 dokumente false janë sekuestruara.

Goditet një grup trafikantësh, të cilët prej vitesh çonin në Britani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës emigrantë të paligjshëm dhe mashtronin përmes falsifikimit të dokumentacionit.
Policia e Shtetit bëri të ditur, se në Spanjë u arrestuan 46 persona, si pjesë e rrjetit kriminal, i cili lehtësoi hyrjen e paligjshme të më shumë se 400 shtetasve nga Ballkani Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.  
Hetimi është drejtuar nga Policia Kombëtare spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë shqiptare dhe autoritetet në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Europol. 
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dokumente të falsifikuara, dokumentacion financiar, regjistrime të veprimtarive të paligjshme, pajisje elektronike, para dhe droga të ndryshme (kanabis, kokainë dhe droga sintetike). 
Që nga viti 2019, hetimi ka ekzaminuar përdorimin në rritje të llojeve specifike të dokumenteve të falsifikuara nga emigrantët e Ballkanit Perëndimor.  
Korrierët udhëtonin në Kosovë dhe Shqipëri për të shpërndarë dokumentet e falsifikuara u arrestuan në dhjetor 2020 ndërsa katër baza shtypi për dokumente të falsifikuara në Kosovë u çmontuan në mars 2021. 
Deri më tani, hetimi ka çuar në 50 arrestime, më shumë se 400 migrantë të identifikuar në aeroporte dhe 1.000 dokumente false të sekuestruara.