RTSH 24 Live

Ekonomi

Çmimet e reja të karburanteve, rritet sërish nafta, ulet benzina, mbetet i pandryshuar gazi

17/06/2022

Çmimet e reja të karburanteve, rritet sërish nafta, ulet benzina, mbetet i pandryshuar gazi

Çmimi i naftës ka pësuar përsëri rritje duke shkuar në 265 lekë/litri, ndryshe nga ai i benzinës i cili ka pësuar ulje duke u shitur me 241 lekë litri. Ndërsa çmimi i gazit  ka mbetur i pandryshuar duke u shitur me 86 lekë litri.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet" thuhet në njoftim.

Këto çmime të caktuara nga Bordi i Transparencës do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. 

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

/rtsh.al/