RTSH 24 Live

Politikë

Çipa: Berisha, legjendar i së kaluarës, Meta shpalli veten trashëgimtar të opozitës

18/04/2024

Çipa: Berisha, legjendar i së kaluarës, Meta shpalli veten trashëgimtar të opozitës

Analisti Aleksandër Çipa ka analizuar mesazhet e “fshehura” politike në deklaratat e fundit të kreut të Partisë së Lirisë (PL), Ilir Meta. Në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Çipa tha Meta ka patur mesazhe edhe për aleatin e tij politik, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Çipës, përdorimi i fjalës “legjendar” nga Meta i referohet Berishës, teksa thekson se mesazhi që kreu i PL-së përcjellë është se legjendat janë realitet i së shkuarës dhe se lider i opozitës është ai.

Jemi para një momenti. Meta është rikthyer në krye të partisë së vet politike dhe tani kërkon ta riformalizojë procesin e rithemelimit edhe për shkak të një krize të brendshme që ka partia e vet në raport me bashkëshorten që ka qenë njëkohësisht kryetare e partisë. Nga ana tjetër ka një përballje që është problematike me SPAK. Në momentin e tanishëm, në perceptimin publik, është krijuar  ideja sikur ky arrestimi imagjinar i Metës do të ndodhë nesër, pasnesër, apo edhe që është vonuar. Fakti që është thirrur dy apo tre herë në SPAK në cilësinë e personit në dijeni, këto janë përdorur politikisht.

Aspekti i tretë i rëndësishëm ka të bëjë me faktin. Unë dua të besoj që Meta është politikan i regjur. Ai thotë po përballem me këtë institucionin që përfaqëson sistemin në mënyrën time që të shënohem si politikani i fortë i tranzicionit dhe nga ana tjetër të ndikoj te ky rithemelimi që është Konventa e datës 27. Do të thotë që unë formalizoj në strukturën e vet partinë time, çoj mesazhe te aleati politik, zoti Berisha sepse në këto daljet e fundit ka edhe mesazh për zotin Berisha se çdo të thotë ai me fjalën legjendari? Ka një vlerë semantike kjo fjalë, është legjendari edhe nga pikëpamja e kapacitetit politik që përfaqëson zoti Berisha, por edhe legjendë dhe legjendat janë realitet i së shkuarës dhe nga njëra anë thotë që unë jam trashëgimtari i opozitës. Janë disa mesazhe që në gjuhën politike duhet t’i marrim si të tilla, por a do finalizohen këto mesazhe si do protagonisti kjo do shikohet”, u shpreh Çipa.

/rtsh.al/